Verën e këtij viti Mançester Junajtid kishte një detyrim në merkato: të gjente sulmues të nivelit të lartë, sepse Zllatan Ibrahimoviç u dëmtua rëndë në fund të sezonit të shkuar. U ble për 73 milionë euro Romelu Lukaku, sulmues perfekt për futbollin anglez, edhe pse të shumtë janë ata që mendojnë se belgu nuk është vendimtar në ndeshjet e mëdha dhe humbet shumë raste.
Në fakt, sezoni nisi mbarë dhe Lukaku shënoi me një rregulli të kënaqshme, por prej javësh ka ngecur dhe duket i trishtuar, aq sa nuk ka festuar fare në golat e shënuar ndaj Bornemuthit e Uest Bromit. Sipas britanikes Daily Mirror, faji është i… Ibrahimoviçit!
Sulmusi suedez është riaftësuar në kohë rekord dhe po rimerr vendin në formacionin e Mançester Junajtid, duke detyruar Lukakun të luajë si sulmues krahu, rol aspak përshtatshëm për 24-vjeçarin. Që kur është kthyer Ibra, rendimenti i Lukakut ka rënë ndjeshëm, me vetëm 4 gola në 10 ndeshje, shumë pak krahasuar, me 10 golat në 11 ndeshjet e para.
Prokurator i Lukakut është Mino Raiola, ai që mbulon interesant e Ibras dhe Pogbasë, ndaj situata është e ndërlikuar.