Lukaku dëshiron kalimin te Interi, Pochettino ia bën të qartë: Në 12 korrik të vijë të më përshëndesë në zyrë

Romelu Lukaku është kthyer në një çështje që pret të zgjidhet këtë merkato. Sulmuesi kërkon me ngulm të jetë pjesë e Interit edhe sezonin e ardhshëm, por Chelsea kërkon të përfitojë sa më shumë të ardhura nga kjo lëvizje. Megjithatë, Mauricio Pochettino ia ka bërë të qartë belgut se në datën 12 korrik e pret në zyrë për ta përshëndetur.

“Të gjithë e dinë se cila është ideja jonë. Lukaku do të kthehet më 12 ose 13 korrik, do të jetë pjesë e ekipit dhe do të kryejë përgatitjen e tij. Gjëja e parë që të gjithë lojtarët do të bëjnë kur të mbërrijnë është të vijnë në zyrën time për të përshëndetur. Unë pres që ta bëjë edhe ai nëse është ende lojtar i Chelsea-t”, ka deklaruar Mauricio Pochettino./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *