Luiza Gega vazhdon të ngrejë lart emrin e Shqipërisë në arenën botërore. Sportistja shqiptare është renditur e pesta në glob në garën 3000 metra me pengesa në botërorin e atletikës që është duke u zhvilluar në Amerikë. 33-vjeçarja ka thyer përsëri rekordin kombëtar, të vendosur po vetë nga ajo në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Gega ka përshkuar distancën prej 3000 metrash me pengesa për kohën 9:10.04, 4 sekonda më shpejtë se në garën e shkuar. Një sukses i madh për atleten shqiptare, që po përjeton suksese të mëdha në karrierën e saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/