Luiza Gega bën krenarë shqiptarët, vendos rekord kombëtar dhe fiton medalje të artë në Oran 2022

Luiza Gega i ka dhënë sot medaljen e artë Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Atletja shqiptare arriti të dilte e para në garën 3000 metra me pengesa. Gega e mbylli garën me një distancë prej 50 metrash nga ndjekësja më e afërt.

3 mijë metrat u përshkuan për një kohë prej 9 minutash, 14 sekondash dhe 31 milisekondash, çka përbën edhe një rekord kombëtar në këtë disiplinë. Gega i jep këshru medaljen e dytë të artë Shqipërisë në lojërat që po zhvillohen në Algjeri, ku delegacioni jonë ka fituar edhe një medalje bronzi./ Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *