Milani është shumë pranë transferimit të Luis Suarezit nga Atletico Madridi. Uruguajani mund t’i bashkohet kampionëve të Italisë për një pagë prej 4 milionë euro në sezon. Paratë nuk duken të jenë qëllimi kryesor i Luis Suarezit, pasi ka refuzuar menjëherë ofertën e Fenerbahçes prej 6 milionë eurosh në sezon.
Pas dështimit të transferimit tek Juventusi disa vite më parë dhe skandalit që u përfshi në lidhje me falsifikimin e testit të italishtes, Suarez është i gatshëm të fillojë një aventurë të re në Seria A. 35-vjeçari është i bindur nga projekti i Stefano Piolit dhe do të japë kontributin e tij. Nëse kjo tratativë do të kryhet me sukses, atëherë Milani zyrtarisht do të jetë me moshën mesatare më të lartë në repartin e sulmit, me ?brahimoviç 40 vjeç, Giroud 35 vjeç dhe Suarez 35 vjeç./Elio Hajdari-Sport Ekspres/