Trajneri i Luftëtarit, të paktën me dokumentacion, është Luis Kurbelo, i cili pas fitores në Laç nuk e fshehu kënaqësinë për tre pikë të arta, në një moment jo të lehtë dhe me Luftëtarin që ka shumë mungesa.
“Ishte një ndeshje e vështirë, në një stadium të vështirë. Skuadra është ndërtuar vonë, është vetëm ndeshja e dytë dhe kishim mungesa të rëndësishme, por morëm 3 pikë të çmuara dhe do të vazhdojmë të përmirësohemi me kalimin e kohës.
“Në përgatitjen e ndeshjes dhe analizën para saj kërkuam që skuadra të mbrohej mirë dhe të priste presionin e Laçit, derisa të krijoheshin hapësira dhe loja të ekuilibrohej. Nuk luajtëm shumë mirë, kishte periudha të gjata që vuajtëm, por e rëndësishme është që skuadra të kuptojë filozofinë e lojës që duam dhe gjithashtu e rëndësishme është që morëm tre pikë ndaj një skuadre si Laçi, që zor se do të lëshojë shumë pikë në fushën e vet këtë sezon.
“Dejvi Bregu? Asgjë, unë luaj me një sistem 4-2-3-1 dhe ai po luan në një pozicion të ri, Jeni mësuar ta shihni Bregun të dhurojë spektakël dhe do ta shihni sërish në vijim, por në këtë moment na duhen pikët dhe nuk jemi ende të kompletuar”.