Humbja ndaj Polonisë e ka bërë të domosdoshme fitoren ndaj Hungarisë. Me një tre pikësh ditën e sotme do të shkonim në kuotën e 9 pikëve, 1 pikë më pak se Polonia e cila pritet medoemos të mposhti San Marinon.
Djemëve të cilët do të zbresin në fushën e lojës do të duhet të kenë parasysh që kjo ndeshje cilësohet si jetë a vdekje, pasi një fitore mban gjallë ëndrrën e kualifikimit në Katar.
Humbja ndaj Hungarisë do të na kthente në kohërat e errëta, kur linim pas vetëm përfaqësueset si Kazakistani, San Marino, Luksemburg, Malta apo Ishujt Faroe. Me këtë skuadër talentesh që zotërojmë, duhet të luftojmë për të shkruar historinë, jo të bëjmë pas në histori. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/