Çmenduria për të ndjekur debutimin e Ronaldos me Manchester United, një biletë gjendet me…2500 paundë!

Kristiano Ronaldo është rikthyer te Manchester United dhe e gjithë vëmendja është për të riparë portugezin si “djall i kuq”. Hera e parë është ajo që ka rëndësinë më të madhe dhe për këtë arsye, çmimet kanë fluturuar në stratosferë për të ndjekur debutimin e portugezit. Sigurisht, hera e parë e rikthimit pasi Ronaldo e nisi historinë në Angli.

Sipas të gjitha gjasave, sulmuesi do të debutojë në Old Trafford në 11 shtator, ku United do të ndeshet në orën 15:00 ndaj Neëcastle. Shitja e biletave ka kaluar në kaosin e madh, ndërsa shumë prej tyre kanë kaluar në faqe të internetit jo-zyrtare që nuk janë të certifikuar për shitjen e tyre.
Në bazë të raportimit të mediave prestigjoze si “The Times” apo “Daily Mail”, çmimet atje po shkojnë me mesataren 700 paundë. Ndërkohë në platformën e rishitjes Stubhub mund të gjesh edhe një biletë për të parë Ronaldon në stadium që ka shifrën stratosferike, 2500 paundë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online