Shqipëria humbi në shifrat 4-1 në transfertën ndaj Polonisë, pavarësisht se arriti të dominonte kundërshtarin në mbajtjen e topit dhe rrezikshmëri para porte. Pak raste mjaftuan për polakët që të shfrytëzonin gjithçka në saj të një Leëandoëski, që Shqipëria nuk e kishte. Ylli i kalibrit botëror që luan me Bayern Munchen vendosi i vetëm historikun e takimit. Ndërkohë Luga ka analizuar këtë përballje për “Sport Ekspres” duke treguar vlerën e vetme që i mungonte Shqipërisë ndaj Polonisë.
“Po vuajmë ende mungesën e një lojtari “on top”. Është interesante kur dëgjon konferencat për shtyp të trajnerve kundërshtarë vetëm një ditë para përballjes me Shqipërinë. Të gjithë shpreheshin: “Shqipëria ka trajner italian”. Askush nuk i kushtonte rëndësi të veçantë lojtarëve tanë”.
Ndeshja me Poloninë kishte ngadalësi në manovra dhe faull në trazicione negative nga të dya ekipet. Polakët ishin të ç’balancuar në aspektin kualitativ, u treguan pak më të butë se ne, por më helmues para porte.
Disa futbollitë të Shqipërisë nuk i përgjigjen dot modulit, disa lojtarë tanë futen 10 minutat e fundit dhe krijojnë më shumë vektor lëvizje se ata që luajnë për 80 minuta dhe kjo të habit më shumë. Në momentet kur Shqipëria rriti fokusimin, arriti të shënojë. Por fatkeqësisht nuk e kemi edhe ne një Leëandoëski për të bërë diferencën. Në fund ndëshkohemi nga gabimet individuale dhe kolektive”, shprehet Luga. /Sport Ekspres/