Ekskluzive/ “Kam mbetur i habitur nga arbitri”! Jemini vlerëson rastet: Ushtroi presion ndaj lojtarëve të Shqipërisë, ndikoi direkt në rezultat

Nga Klaudio Ndreca

Në ndeshjen më të bukur të Shqipërisë në kohët e fundit, arbitri mendoi për të zhvlerësuar gjithçka. Kur UEFA caktoi arbitrat italianë me në krye Marianin, menduam se do të kishte pak dashamirësi me trajnerin Reja. Por në fakt jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por italianët dhanë shumë asiste për t’i dërguar shifrat në 4-1. Në minutën e dytë Gjimshitit i bëhet faulli me takat e ngritura lart, ndërsa lojtari polak ia hedh me logjikën se ishin vetëm pak minuta nga nisja e takimit. Kjo logjikë hidhet poshtë në minutën e 4 teksa Abrashi kap topin me ndërhyrjen e rrezikshme, ndërsa Mariani i tregon kartonin e verdhë. Për të vazhduar me ndëshkimet e tjera duke na akorduar tre kartonë në vetëm 13 minuta.

Kështu futbollistët në fjalë nuk mund të luanin më lirshëm ndaj kundërshtarit pasi mund ta linin lojën përpara kohe. Momenti kulminant ishte ndërhyrja e Glik ndaj Manaj, me një penallti të pastër të mohuar dhe VAR-i që nuk ndërhyri. Të paktën kjo është panorama jonë me vështrimin e parë të ndeshjes, ndërsa për ta kuptuar më qartë, “Sport Ekspres” ka kontaktuar një specialist gjykimi si Lorenc Jemini. Ky i fundit shprehet se Mariani ka ndikuar direkt në rezultat me mënyrën sesi i mori vendimet te Poloni-Shqipëri.

“Arbitrimi ishte jo i barabartë dhe me dy standarte. Për të njëjtat ndërhyrje të lojtarëve shqiptarë, ne ndëshkoheshim. Kemi marrë 3 kartonë të verdhë në 12 minuta që është jashtë çdo lloj logjike. Duhej të ishin ndërhyrje shumë të rrezikshme që të ndëshkoheshin në ndeshje të tilla. Mund të kalohej edhe vetëm me këshillim pasi bëhet fjalë për minutat e para dhe nuk evitohen vetëm ato që janë të pa tolerueshme. Ajo që është e dyshimtë mund të veçoj faktin se lojtari polak ndërhyri më keq se Abrashi në minutën e 2 dhe nuk mori karton, Abrashi po. Morëm edhe dy kartonë të tjerë më pas.

Arbitri i futi lojtarët shqiptarë në presion. Nëse ti ndëshkohesh me tre kartonë në kaq pak minuta, futbollistët do të frenohen për ndërhyrje dhe për të luajtur si duhet. Është një formë presioni. Për të arritur në pikën kulmore, te penalltia që nuk u dha për Manajn. Kam mbetur i habitur. Vërtet është vendim subjektiv i arbitrit, por minimumi duhej konsultuar me VAR. Nuk ishte ndërhyrje që nuk ekzistonte dhe ta injoronte VAR. Ajo ishte penallti e pastër, që duhej akorduar. Po minimum duhej konsoltuar me VAR. Për mendimin tim, arbitri ndikoi direkt në rezultatin e ndeshjes”, tha Jemini. /Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sport Ekspres (@gazeta_sport_ekspres)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online