Luftëtari ka publikuar çmimet e biletave dhe vendet se ku mund të gjenden, për tifozët që duan ta ndjekin nga afër ndeshjen e kthimit mes gjirokastritëve dhe letonezëve të Ventspils. Edhe pse ndeshja e parë prodhoi një rezultat që lë shumë pak shanse për kualifikim, kjo gjë nuk i ka shtyrë drejtuesit që të ulin disi biletat.
Luftëtari vs Ventspils/ Europa League/ Ndeshja e kthimit
First Leg 0:5. Kanë dalë në treg biletat për ndeshjen e dytë të Europa Leagues sfidë që do të luhet të enjten në orën 20:00 në “Elbasan Arena”.
Dy pikat e blerjes në Gjirokastër:
Qendër të qytetit, lagjja “18 Shtatori”, pranë Sallon Eccobet Shehu
Lagjja “18 Shtatori” ish-tregu fruta perime përballë Bar “Imago”.
Çmimet e biletave si më poshtë:
Tribuna VIP – 2000 lekë të reja
Tribuna Kryesore – 1000 lekë të reja
Tribuna Karshi – 300 lekë të reja
Nesër biletat mund t’i gjeni në shitje edhe pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Të gjithë aty për një fitore të madhe pse jo edhe “përmbysje”, përfundon postimi i gjirokastriteve.
LAMÇJA
Edhe pse ishte bërë e ditur prej ditësh, vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i divorcit mes Eri Lamçes dhe Luftëtarit. Klubi gjirokastrit ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit. Luftëtari e falënderon për kontributin e tij mesfushorin, duke vënë në dukje arritjen e objektivit “Europa League”.
“Prej ditës së sotme Eri Lamçja nuk është pjesë e Luftëtarit. E falënderojmë për gjithçka që ka dhënë me ekipin. Falë ekipit dhe paraqitjeve të mira të lojtarit arritëm në Kupat e Europës. Suksese në karrierën tënde futbollistike. Me respekt Luftëtari dhe tifozët gjirokastritë”, përfundon postimi i klubit të Luftëtarit në Instagram.
24-vjeçari, tani i duhet që të kërkojë një aventurë të re. Lojtari i lindur në Elbasan është aktivizuar në 30 ndeshje këtë edicion, por vetëm 19 prej tyre i ka nisur nga minuta e parë.