Në provë me gjirokastritët janë braziliani Xhekson dhe Minga. Abazaj dhe Bregu do të jenë në ekip deri në fund të sezonit
Gëzim Beqiri
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, ekipi i Luftëtarit është nisur nga Gjirokastra për në Aeroportin “Nënë Tereza”, për të udhëtuar me avion më pas drejt Antalias së Turqisë, ku do të kryejë fazën përgatitore për 12 ditë. Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen edhe tri ndeshje miqësore me ekipe, që janë të grumbulluar në këtë rajon për fazën përgatitore. Në listën e të grumbulluarve për përgatitjet turke bëjnë pjesë të gjithë futbollistët e mëparshëm dhe të ardhurit e tanishëm, vlonjati David Bocaj, elbasanasi Kejdi Balla, dy 19-vjeçarët e zyrtarizuar te Luftëtari, si dhe portieri Amarildo Çekrezi, që ka nënshkruar dhe do të bashkohet me grupin në Tiranë.
Në listë janë edhe Minga e Xhekson, për të cilët ka pak informacion. Për të dytin dihet vetëm se është brazilian. Edhe ata do të udhëtojnë për në Turqi, por njoftim zyrtar për të ardhmen e tyre do të ketë kur të bien dakord me drejtuesit e ekipit, sepse janë ende në provë. Po në Tiranë është bashkuar me të tjerët edhe Kristal Abazaj, i cili, bashkë me Bregun, do të jenë pjesë e Luftëtarit deri në fund të sezonit. Kristal Abazaj ka zyrtarizuar kalimin te Skënderbeu, ndërsa Dejvi Bregu vazhdon të thotë se është futbollist i Luftëtarit, siç thotë edhe trajneri Hasan Lika. Me ekipin janë bashkuar edhe tre të rinj gjirokastrite: Puci, Mahmutaj dhe Ziaji, që ishin edhe në përgatitjet në fillim të sezonit në Nausa të Greqisë.
Lista e të grumbulluarve në Turqi:
1.Shkëlzen Ruçi
2.Arnold Qyrani
3.Amarildo Çekrezi
4.Valdo Zeqaj
5.Bruno Toledo
6.Orjad Beqiri
7.Dejvi Bregu
8.Kristal Abazaj
9.Donald Rapo
10.Behar Ramadani
11.Albano Aleksi
12.Eduard Rroca
13.Eri Lamçe
14.Vasil Shkurtaj
15.Ardit Ziaji
16.Stivi Janku
17.Rudion Mahmutaj
18.Stivi Puci
19.Kejdi Balla
20.David Bocaj
21.Xhekson
22.Kristaq Minga
Stafi:
Hasan Lika (trajner)
Kosta Koltsidas (ndihmëstrajner)
Dritan Kristidhi (ndihmëstrajner)
Xhino Korbeci (masazhator)
Ladi Bakalli (mjek)