Luftëtari shpërngulet, fazë dhe miqësore në Slloveni

Luftëtari është praktikisht i kompletuar, pas afrimeve të fundit dhe kthimit të Dejvi Bregut, ndaj tashmë është koha për nisjen e punës seriozisht për ndeshjet e korrikut në Europa League.

Klubi gjirokastrit ka hartuar edhe planin për fazën përgatitore, që do të zhvillohet në Slloveni.

Ekipi do udhëtojë nga aeroporti Nënë Tereza në datën 23 qershor për në Slloveni, për të kryer fazën përgatitore.

Aty Luftëtari do të zhvillojë edhe 4 ndeshje miqësore. Bëhet fjalë për rivalë seriozë, nga Rabotniçki maqedonas, te Voluntari rumun dhe vendasit Aluminij e Krsko. Ekipi kthehet në Shqiperi më datën 5 korrik.

MIQËSORET
27.06.2018 Rabotniçki – Luftëtari në Brezice.
30.07.2018 Aluminij – Luftëtari në Kidriçevo.
02.07.2018 Voluntari – Luftëtari në Konjice.
04.07. 2018 Krsko – Luftëtari në Krsko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *