Luftëtari prezanton mbrojtësin boshnjak

Luftëtari vijon punën për ndërtimin e një skuadre serioze për pjesëmarrjen në Europa League dhe sot ka prezantuar mbrojtësin Nemanja Janiçiç.

Shtatlarti, i aftë të luajë në të dy pozicionet nw qendër të mbrojtjes, është bërë përforcimi i tretë i Luftëtarit në këtë merkato. 31-vjeçari ka një eksperiencë të gjatë në futbollin boshnjak, serb dhe malazez. Në të shkuarën  Janiçiç ka luajtur me Napredak Krusevac në Serbi, Mogren në Mal të Zi dhe Lokomotiv Takshent në Uzbekistan. Sezonin e fundit ka qenë titullar i rëndësishëm në ekipin e vendlindjes, te Borac Banja Luka në Bosnje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *