Luftëtari nuk gabon më, Hasan Lika shijon suksesin e parë

Një gol nga Roca pa nisur mirë ndeshja dhe një tjetër nga Rapo në minutën e 72-të i kanë dhënë një fitore të artë 2-0 Luftëtarit ndaj Lushnjes, në një finale të vogël në fundin e tabelës.

Lushnja fitoi javën e shkuar ndaj Teutës dhe kërkonte vazhdimësi, por Luftëtari luante në shtëpi dhe ka një skuadër cilësore e me më shumë eksperiencë, që e zgjidhi shumë mirë këtë takim. Gol i shpejtë, lojë mjaft e kujdesshme dhe pritje me qetësi për rastin e duhur për të mbyllur takimin: gjithçka sipas planit dhe gjirokastritët ringjallen, duke u ngjitur në renditje, ndërsa Lushnja mbetet e fundit.

Kategoria Superiore – Java 9
E shtunë, më 4 nëntor, ora 14:00

Luftëtari – Lushnja    2-0

Shënues: Rroca 3′, Rapa 72′

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Zeqaj, Beqiri, Zguro, Ramadani, Aleksi (Brahimaj 85′), Rroca (Rapo 66′), Bregu, Abazaj, Lamçja (Përgjini 89′). Trajner: Hasan Lika

Lushnja: Spaho, Meto, Marku, Bufasi, Mone, Gava, Papa (Taullau 59′), Magani (Alushi 83′), Pepa, Canka, Sefa. Trajner: Hysen Dedja

Kartonë të verdhë: Aleksi 40′, Ramadani 88′ / Marku 4′, Gava 40′

Gjyqtarë: Emirion Sino, Orgest Grabova, Enea Pashaj, Olsid Ferataj

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *