Krahas reagimit zyrtar sa i përket zërave në ndeshjen kundër Ventspilsit me rezultatin 3-3, në profilin në “Intagram” vjen dhe reagimi ku veçohen rastet e diskutueshme në ndeshjen e parë, që sipas tyre sollën dhe eliminimin e skuadrës së tyre nga Europa League.
Tre raste veçohen nga gjirokastritët, por duke ditur situatën, duket momenti jo shumë i përshtatshëm për të denoncuar rastet e diskutueshme!
“Po ju tregojmë me video rastet e ndeshjes së parë të Europa League në Letoni Ventspils-Luftëtari, që nga minuta e 3-të deri në 87-ën.
Rasti i parë kemi një prekje me dorë të lojtarit të Ventspils që duket dukshëm pasi Aleksi tenton të jap një krosim për Jackson dhe ai e ndal me dorë arbitri vazhdon lojën.
Rasti i dytë kemi përsëri një prekje për herë të dytë pas 6-të minutash lojë të lojtarit të Ventspils i cili Milosavljev jep një pas për Bregun,por arbitri vazhdon lojën e cila kjo sjell edhe golin e parë të Ventspils.
Rasti i tretë kemi një faull të pa dhënë për ekipin tonë pasi Liçaj pason për Vucaj dhe ai pengohet jashtë zonës së penalltisë nga lojtari i Ventspils,arbitri vijon lojën dhe pas kësaj vjen goli i 5-të.
Pak minuta më vonë ka ardhur dhe postimi i dytë, ku shtohet numri i rasteve që pretendojnë bluzinjtë.
“Rasti i katërt kemi një gjuajtje me top në drejtim të Ymeraj nga numri 24 i Ventspils Mamah,i cili pasi e godet me top në trup, e qëllon përsëri me duar në mbrojtje të topit për të dalë jashtë. Këtu duhet një karton i kuq për lojtarin por arbitri asgjë vijon me rivënie anësore për portierin e Ventspils.
Rasti i pestë në minutën e 76-të Bukovski mbush topin, Shkurtaj e kap me kokë dhe pason për Bregun,i cili ia kthen përsëri Shkurtajt por ai pengohet në hyrje të zonës pasi ai e kap mirë me shpatull topin por lojtari i Ventspils e qëllon me takë dhe duket qartazi që është PENALLTI!Por arbitri vijon lojën!!!
Rasti i gjashtë pasi lojtari i Ventspils merr rivënien anësore pason për Aiyegun,Liçaj nuk e ndal dot ai teksa po shkonte në hyrje të zonës bllokohet nga Janiçiç i cili nuk kryen faull por goditet në trup nga lojtari kundërshtar!Duhet karton për të dhe faull për ekipin tonë por arbitri jep korne dhe vijon lojën!
Rasti i shtatë dhe i fundit në minutën e 87-të pasi Aleksi pason për Shkurtaj i cili godet shumë mirë duke ia kaluar topin nga lart portierit të Ventspils,teksa topi po shkonte drejt rrjetës ai largohet nga mbrojtësi i Ventspils por duket shumë qartazi që topi e kishte kaluar vijën dhe ishte një gol i rregullt. Por anësori “fle gjumë” dhe arbitri e anullon golin dhe vazhdon lojën.
Mund ta shikoni dhe foton në fund e cila duket dukshëm që është gol. Por arbitrimi në këtë ndeshje ishte skandaloz saqë në ndeshjen parë mundemi thellë. Këto pamje janë dërguar në UEFA për një arbitrim skandaloz të gjyqtarëve.”