Luftëtari është rikthyer te fitorja, teksa ka mundur në transfertë skuadrën e Teutës. Një tre pikësh me shumë vlerë për skuadrën e Hasan Likës, që ka arritur të marrë suksesin e radhës pas barazimit me Lushnjën një javë më parë. Luftëtari e sheh veten shumë pranë Europës, teksa tani është vetëm 3 pikë pas Kukësit, Laçit dhe Kamzës. Në krahu tjetër Teuta i komplikon shumë pozitat, pasi gjendet në vendin e p[parafundit me vetëm 17 pikë, një më pak se Vllanzia që fitoi pak orë më herët. Gjirokastritët shënuan që në minutën e dytë me anë të Shkurtajt. Vendasit barazuan me anë të Hilës falë një 11-metërshi. Ishte sërish Shkurtaj ai që i dha avantazhin miqve, por që në fraksionin e parë do të barazonte Lajthia. Në fraksionin e dytë vendosi një autogol i Shehit, duke i dhënë për të tretën herë avantazhin gjirokastriteve. Në fund Luftëtari e mbylli me 10 lojtarë, pas daljes me të kuqe të Liçajt.
TEUTA-LUFTËTARI 2-3
Shënues: Hila 17? (11-m.) , Lajthia 49’/ Shkurtaj 2?, 33? Shehi 66? (autogol)
GOLAT
2? – Harkimi nga e majta shkon te Shkurtaj, që mjaft bukur stopon topin, kalon portierin dhe shënon qetësisht.
17? – Latif pengohet nga Liçaj dhe për metën ka 11-metërsh, Hila nuk gabon dhe vendois ekuilibrin në Durrës.
33? – Bregu pason te Liçaj, ky i fundi hakron brenda zone, aty ku Shkurtaj mjaft bukur shënon golin e dytë.
40? – Goditje dënimi nga e djatha, Çyrbja hedh një top brenda zone, ku Lajthia me kokë venods ekuilibrin.
66? – Liçaj hakron nga e djathta, Shehi në tentativë për të larguar e çoin topin në fundin e rrjetës së tij.
Në ndeshjen tjetër, Laçi mori një barazim me shuam vlerë, pasi tani është në kupto të barabartë pikësh me Kukësin dhe Kamzën çka e afron akoma dhe më shumë me zonën Europiane. Partizani ngec në shtëpi përballë një kundërshtari direkt dhe tani e sheh veten një hap pas skuadrave të tjera që luftojnë për zonën europiane. Të kuqtë humbasin mundësinë për të “fluturuar” në vendin e tretë pas hapit fal të Kukësit.
PARTIZANI-LAÇI 0-0