Luftëtari humbet ndaj Trabzonsporit, lojë e mirë e bluzinjve

Luftëtari ka luajtur sot miqësoren e parë në Antalia, kundër Trabzonsporit, emër i madh i futbollit turk. Trajneri Hasan Lika ka hedhur në fushë formacionin më të mirë, duke bërë disa zëvendësime në pjesën e dytë

Në minutën e 44-t Trabzonspori shënoi një gol mjaft të bukur, por Vasil Shkurtaj barazoi në minutën e 52-të, me një diagonale të saktë. 12 minuta më vonë Luftëtari humbi një top në mesfushë dhe sulmuesi Rodajega shënoi një gol spektakolar, me gjuajtje nga distanca.

Ndeshje e mirë për Luftëtarin, që u përball pa frikë me një rival superior dhe ndonëse krijoi pa raste, mund të merrte rezultat pozitiv, sepse Abazaj në fundin e takimit pati një rast të mirë. Gjithsesi, rezultati ishte dytësor dhe Lika ka marrë sinjale të mira, sidomos nga Shkurtaj.

Trabzonspor – Luftëtari 2-1

Shënues: Jusuf Jazëxhë 44’, Rodajega 64’ / Shkurtaj 52’

Trabzonspor: Ugurxhan, Zhoao Pereira, Huboçan, Durica, Akbash, Onazi, Bero, Abdylkadir Omyr, Jusuf Jazëxhë, Olxhaj Shahan, Rodajega

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Zeqaj, Beqiri, Rapo, Ramadani, Aleksi, Rroca, Abazaj, Bregu, Lamçja. (U aktivizuan: Çekrezi, Janku, Shkurtaj, Aurelio, Minga, Toledo)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online