Një portier i mirë nuk vlen pa një skuadër të mirë dhe tani që gjërat po ecin shkëlqyeshëm te Luftëtari, po dalin në pah edhe vlerat e Shkëlzen Ruçit, portierit 25-vjeçar nga Elbasani, i cili luan që prej sezoit të shkuar në Gjirokastër.
Vjet luajti 19 ndeshje kampionati nga minuta e parë, këtë sezon ka luajtur 13 ndeshje dhe është ai titullari i portës gjirokastrite. Në ndeshjet e para vuajti jp pak, pasi shfaqi ndonjë pasiguri, ashtu si gjithë skuadra, e tronditur nga disa rezultate negative, por kur cilësia është, herët a vonë do të dalë në dritë.
Prej dhjetorit Luftëtari është skuadra e momentit në Superiore dhe Shkëlzen Ruçi ka pasur një rritje të konsiderueshme, ashtu si gjithë shokët e skuadrës.
Ndonëse ka afruar një portier veteran nga Greqia, Luftëtari e konsideron shumë të rëndësishëm Ruçin dhe sot ka zytrarizuar rinovimin edhe për 3 vite.
Ndërkaq, drejtuesit e Luftëtarit kanë zyrtarizuar edhe një goditje të fundit në merkato, sepse nga Greqia është afruar mbrojtësi Aurel Demo. 21-vjeçari ka luajtur te Panegialios në divizionin e dytë grek prej sezonit të shkuar, duke qenë titullar fiks sezonin e shkuar.