Lufta e titullit në Superiore/ Të mos përfitosh kur kampioni gabon rrugën, ja pse Tirana është një hap përpara Partizanit dhe Vllaznisë

Kjo luftë për titullin kampion në këtë sezon është e ethshme. Tirana dhe Partizani i kanë ndërruar jo pak vendet me njëra-tjetrën, ndërsa së fundmi është Vllaznia që ngjitur frikshëm. Shkodranët janë në vendin e dytë me Partizanin, në të njëjtën kuotë pikësh, 34, ndërsa numërojnë vetëm 3 pikë më pak se Tirana.

Por deri në këtë pjesë të kampionatit, kush mund të quhet ekipi që është më afër titullit kampion? Kuotat më të mëdha i shkojnë padyshim bardhebluve që janë “më të pjekur” dhe e njohin mirë rrugëdaljen për të mbërritur te objektivi.

Ashtu si edhe në sezonin e shkuar, Tirana di sesi arrihet te fitorja edhe në një ditë “JO”. Për më tepër, të mos përfitosh kur kampioni gabon rrugën. Kjo është mangësia që vihet re te Partizani dhe Vllaznia. Përpara vetëm dy javësh, bardheblutë do të humbisnin ndaj Kukësit me shifrat 2-0.

Një ditë më vonë ishte Vllaznia që humbi përballë Erzenit me shifrat 3-2 dhe Partizani që barazoi në shtëpi ndaj Egnatias 1-1. Nëse rivalët në fjalë do të kishin marrë pikët maksimale në këto takime, situata në renditje do të ishte ndryshe dhe Tirana nuk do të kishte kaq komoditet për të pasur sërish gjërat në kontroll edhe kur nuk bën mirë. Në momentin kur Tirana gabon, Partizani dhe Vllaznia duhet të shtojnë marshin, në të kundërt, pikët do t’i qajnë më vonë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online