Myrto Uzuni arriti të shënonte një gol të bukur në ndeshjen e djeshme mes Granadas dhe Villareal. Ky takim u mbyll në shifrat 2-3 dhe Granada nuk arriti dot të dilte me pikë.
Por për këtë ekip, Myrto Uzuni vazhdon të jetë figura kryesore për ta. “Luani jonë”, ishte shkrimi i bërë nga ana e Granadas ku shihej Uzuni duke festuar golin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/