Taulant Xhaka u kthye në kryeqendrën e mediave europiane pas derbit të fundit mes Bazelit dhe Zyrihut. Mesfushori shqiptar u përlesh fizikisht me kundërshtarin e tij, teksa më herët e kishte marrë një karton të verdhë. Arbitri do t’i jepte të dytin për ta nxjerrë nga fusha e blertë.
E teksa Xhaka ndodhej në dhomën e zhveshjes, arbitri e thirri për t’u kthyer në fushë pasi e pa rastin në VAR. Lojtari shqiptar u kthye mes gëzimit duke menduar se kartoni i dytë i verdhë iu anulua, ashtu siç ndodhi pjesërisht, pasi arbitri i tregoi menjëherë të kuqin.
Duke qeshur dhe në mosbesim për rastin që ndodhi, Xhaka u kthye sërish në dhomën e zhveshjes. Mediat zvicerane raportojnë se Taulanti ka marrë dënim për 8 ndeshje pezullim me ekipin e Bazelit. Lojtari është munduar që të arsyetojë sjelljen e tij duke u shprehur se rivali e provokoi, por knë fund kjo nuk shërben për asgjë. /Sport Ekspres/