Andi Zeqiri siguroi kalimin e tj në Premier Ligë, ku ka firmosur me skuadrën e Brajtonit. Sulmuesi shqiptar ka bërë prej kohësh debutimin e tij në elitën angleze, ndërsa disa minuta pati për të edhe në sfidën e mbrëmshme kundër Liverpulit.
Aktualisht Zeqiri vesh fanellën e Kombëtares U21 të Zvicrës, megjithëse për përfaqësueset A ka të drejtë të zgjedhë edhe midis Kosovës e Shqipërisë. Por duket se kuqezinjtë janë jashtë planeve të lojtarit, pasi zgjedhja e tij dyzohet mes dardanëve dhe helvetëve.
Sipas “Indeksonline“, Andi Zeqiri do të vijojë të paraqitet me 21-vjeçarët edhe për ndeshjet e muajit mars, ndërsa pas Kampionatit Europian do të japë verdiktin përfundimtar sa i përket ngjyrave që do të përfaqësojë në rangun ndërkombëtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/