Luan kundër Prishtinës, premtimi i Myrto Uzunit: Nuk do festoj, është ekip shqiptar

Skuadra ku aktivizohet lojtari i Kombëtares së Shqiperisë, Myrto Uzuni, Fenercvarosh do të përballet me Prishtinën, në turin e parë të Uefa Champions League. Për skuadrën kampione të Kosovës nuk do të jetë përballje aspak e lehtë, duke marrë parasysh përvojën e madhe që kanë kampionët e Hungarisë në arenën ndërkombëtare.

Uzuni foli për “Zëri.info” duke treguar se familja e tij do të jetë e pranishme ndaj skuadrës së Prishtinës. Sulmuesi shqiptar deklaroi se nuk do të festojë nëse shënon ndaj Prishtinës.

“Ndihem shumë mirë pasi për mua është hera e parë që do të përballem me një skuadër shqiptare. Do të jetë një ndeshje me emocione për mua. Shumë familjarë të mi do të jenë në stadium në atë ndeshje. Mendoj se nuk do festoj, pasi është skuadër shqiptare”,-deklaroj sulmuesi i krahut të majtë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online