Luajti vetëm njërën pjesë të ndeshjes, trajneri shpjegon zëendësimin e Mitajt: Ishte një ide e mirë, të pushojë për sfidën tjetër

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mario Mitaj ka luajtur vetëm 45 minuta në ndeshjen përballë Al Kholood-it. Trajneri i Al Ittihad-it ka sqaruar arsyen e vendimit të tij. Sipas Blanc-ut, mbrojtësi shqiptar ndjeu shqetësime fizike, çka e detyroi që të linte fushën përpara kohe.

“Mario Mitaj ndjeu dhimbje në zonën e pelvisit të muskulit të aduktorit. Kështu që unë preferova ta lija të pushonte për ndeshjen tjetër. Ishte një ide e mirë. Na duhet t’i kontrollojmë dëmtimet”, ka deklaruar Laurient Blanc-u./Sport Ekspres/