“Luajti sot sepse e meritonte“, trajneri i Empolit ia bën të qartë Bajramit: Duhet të përmirësohet

Empoli ka marrë fitoren e parë në kampionat ditën e sotme kundër Bolonjës. Pas ndeshjes, trajneri ka folur për mikrofonin e “DAZN“-it, ku ndër të tjera është pyetur edhe për Nedim Bajramin. Zaneti është shprehur se mesfushori shqiptar është aktivizuar titullar sepse e meritonte, por ka ende vend për përmirësim.

“Menaxhimi i shumë lojtarëve është diçka pozitive për mua. Kushdo që është më mirë del në fushë dhe bën më mirë. Të qenit shumë i ndihmon lojtarët të rrisin nivelin e tyre. Riintegrimi i Bajramit është në nivel të mirë. Ai luajti sot sepse e meritonte, por mund të përmirësohet ende. Rruga është e duhura”, ka deklaruar Paolo Zaneti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *