Luajti si “Spider-Man”/ Strakosha pas ndeshjes: Do më shaj Thomas për golin e pësuar

Në ndeshjet e luajtura për bamirësi në Air Albania Stadium, yjet e Kombëtares së Shqipërisë na rikthyen pas në kujtimet e dikurshme. Sukadra e viteve 2000, e një brezi të artë, do të mbahet mend shumë gjatë për nga organika dhe cilësia e lojtarëve që mbanin veshur fanellën kuqezi.

Njëri prej tyre ishte dhe legjenda e portës, Foto Strakosha. Gardiani veteran shkoi, por la pas trashëgimtar për pozicionin që vetë mbrojti me të gjitha forcat. Yjet e Shqipërisë u eleminuan nga Italia veteran vetëm falë 11-metërshave. Megjithaë golin e parë në këto ndeshje bamirësi e pësoi pikërisht Strakosha me anë të një parabole të Espositos, i cili doli i vetëm përballë portierit legjendar. Pas përfundimit të takimeve Foto ka treguar për “OraNews” edhe emocionet e para të rikthimit në fushën e lojës.

“E para ishte kauza që me gjithë mend ishte shumë e rëndësishme. Besoj se e kemi të gjithë për detyrë të ndihmojnë Shqipërinë në momente të vështira. Shpresoj që të jenë kënaqur edhe tifozët. Është për të thënë faleminderit edhe ekipet kombëtare të Turqisë, Italisë dhe Greqisë. E kishim egon, por nuk arritëm që të bënin mirë, pavarësisht se u munduam”.

Pjesëmarrja në stadium?Është një ndjesi. Do të donim të kishte një pjesëmarrje më ta madhe. Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në vendin tonë. Shpresoj që të mos të mblidhemi më për këto lloj fatkeqësish, por për gjëra më të mira. Më tha një mik që tani që pësove gol do të të shajë Thomas (qesh),” përfundoi Strakosha.

Megjithatë, i biri, Thomasi nuk është shprehur aspak kritik për të atin por ka admiruar lojën e tij. Në rrjete sociale portieri i Lazios e quan të atin një “Spider-Man” 54 vjeçar që di të dhurojë spektakël në çdo kohë. Aq më tepër që me disa pritje të Foto Strakoshës, kanë mbetur të habitur edhe lojtarët grek që po stërviteshin nga krahu i zonës së tij./Sport Ekspres/