Sasuolo ka humbur me shifrat 0-3 ndaj Lecces në shtëpi. Një humbje që rëndon shumë për ekipin ku ndodhet Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla, pasi tani janë më afër Serisë B. Pak ditë më parë trajneri i Sasuolos ishte shprehur se Bajrami ndihmon shumë në sulm, por jo aq në fazën mbrojtëse dhe për këtë arsye po ngelet në stol.
Por në një takim të tillë ku kërkohej fitorja karshi një rivali modest, Bajrami u aktivizua nga minuta e parë. Megjithatë menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë, mesfushori shqiptar ngeli në stol. Për Tuttomercatoëeb, Bajrami meriton notën 4.5, që ishte më e ulëta te Sasuolo. “Përpiqet të bëjë një lidhje mes mesfushës dhe sulmit, por Blin dhe Rafia nuk e humbin kurrë nga sytë, duke e errësuar në fakt, ishte i pasaktë”, shkruhet në vlerësim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/