Luajti ndeshjen e fundit! Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë. Qyteti u përfshi nga një stuhi e fortë, çka solli edhe humbjen e jetës për një djalë të ri 22-vjeçar. Si pasojë e stuhisë tenda e kalçetos është rrëzuar përtok, duke zënë poshtë vetes Armando Kazmën, i cilia luajti ndeshjen e fundit të jetës së tij.

22-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Por fatkeqësisht për të dhe të afërmit e tij, i riu nuk ia doli të mbijetonte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *