Sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi, do të huazohet në pjesën e mbetur të sezonit 2020-2021 tek skuadra Fatih Karagumruk në Superligën turke. 25 vjeçari është në pronësi të klubit të Fenerbaçes, por nuk ka arritur të bindë drejtuesit që mund të jetë titullar, prandaj duan që të rritet në një skuadër tjetër.
Lajmin e ka konfirmuar klubi i Fenerbaçes në një deklaratë zyrtare në rrjetin social Tëitter. “Lojtari ynë, Kemal Ademi, është huazuar te Fatih Karagumruk deri në fund të sezonit. Ne i urojmë suksese”, thuhet në njoftim. Pavarësisht se është një skuadër jo me emër, në Fatih Karamgruk, Kemal Ademi do të gjejë ish lojtarin e Milanit, Lukas Bilja, i cilu u largua drejt Turqisë shtatorin e kaluar.
Më herët ky sulmues ka shpërthyer te Bazeli duke tërhequr një vëmendje të madhe. E këtë të fundit arriti që ta shfrytëzonte më së miri në interesin e tij duke kërkuar ftesën e Zvicrës dhe duke lënë në pritje Kosovën me Shqipërinë. Por mesa duket ëndrra e Ademit për të përfaqësuar helvetët nuk do të jetë e mundur. /Sport Ekspres/