“Luajtët si të ishit bërë synet”/ Zeka tregon bisedën me lojtarët e Kosovës pas Çekisë

Kosova është eliminuar nga gara e kualifikimit në Europian sa i përket grupeve, ndërsa kanë shansin e vetëm në “Ligën e Kombeve”. Historinë e vulosi ajo humbje dhe finale direkte në Çeki, me rezultatin 2-1. Atdhe Nuhiu do të gjente golin e parë në atë përballje, por çekët ishin duke dominuar në gjithë ndeshjen dhe arritën ta përmbysnin.

Politikani i njohur, Milaim Zeka, ka treguar për “Pressing” edhe bisedën me lojtarët e Kosovës pas ndeshjes. “Kur u mbyll ajo ndeshje më pyetën sesi luajtën. Unë u kam thënë: “Keni luajtur si të ishit bërë synet”. Këto gjëra duhen thënë, luajtëm në mënyrën e duhur për pak minuta dhe më pas kanë rënë”, ka thënë Zeka. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online