“Luajtën me një sistem të panjohur”, Klopi i nervozuar pas ndeshjes: Për ne ky barazim është si disfatë

Liverpuli u ndal në një barazim ndaj West Bromwich me rezultatin 1-1, duke e rihapur kështu luftën për vendin e parë në klasifikim. Pas 15 javëve të Premier Ligës, kampionët në fuqi ndodhen vetëm 3 pikë larg vendit të dytë, që mbahet nga Evertoni.

Trajneri Klop ishte mjaft i nxehur me këtë barazim, të cilin e ka cilësuar si disfatë në intervistën e dhënë pas përfundimit të ndeshjes, megjithatë vlerësoi trajnerin e ri të WBA që implementoi një skemë të panjohur për gjermanin.

“Ata luajtën me një sistem që nuk e kisha parë ndonjëherë. Në pjesën e parë ishte 90 apo 100 % mbajtje topi për ne, mund të kishim shënuar dy-tre gola. Në pjesën e dytë ramë në gjumë dhe ata përfituan nga kjo situatë. Për ne ky barazim ndihet si disfatë, por të paktën kemi 1 pikë më shumë se një ditë më parë.”- u shpreh Klop.

Standartet në Liverpul janë të larta dhe lojtarët janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt. Sipas Klopit, futbollistët e skuadrës së tij ishin mjaft të mërzitur në përfundim të ndeshjes, sepse donin me patjetër fitoren./Elio Gajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *