Roma nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Moncës. Rezultati ishte i drejtë sipas Murinjos, por arbitrimi nuk ishte në nivelin e duhur. Trajneri portugez ka kritikuar ashpër gjyqtarin e takimit, të cilin e cilëson si më të keqin që ka hasur në karrierën e tij. Murinjo shton se ndaloi së bëri punën e tij në 30 minutat e fundit, pasi ishte i vetëdijshëm se do të ndëshkohej me karton të kuq. Gjithashtu, trajneri i Romës ka thënë se u largua më herët nga kjo ndeshje, pasi nuk dëshironte as ta shihte përballë Fishin.
“Sot luajtëm me arbitrin më të keq që kam takuar ndonjëherë në karrierën time dhe kam pasur disa të këqinj. Kur thuhet se arbitri ndikon në rezultat, nuk është ky rasti, por është e vështirë të luash me dikë si ai, sepse teknikisht është i tmerrshëm dhe nga pikëpamja njerëzore nuk është empatik. Në fund ka përjashtuar një lojtar sepse rrëshqiti në minutën e 96 ngaqë ishte i vdekur nga lodhja. Është një kufizim i Romës si klub, sepse ne nuk themi se nuk duam një arbitër. Unë ndalova së punuari 30 minuta nga fundi, sepse e dija që do më jepte karton të kuq. Të shtunën përballemi me një super skuadër dhe nuk mund të mos jem me djemtë, ndaj shmanga ndërhyrjen dhe rrezikun për të marrë një karton të kuq. Kurse në fund të ndesjes nuk doja as ta shihja, dola më herët”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/