Në raundin e dytë të Ligës së Kombeve, Holanda mposhti Uellsin me rezultat 1-2. Goli i fitores për tulipanët do të vinte nga ana e Weghorst, që tundi rrjetën në minutën e katërt të shtesës. Menjëherë në atë moment, sulmuesi i Burnley pati një përballje me kundërshtarin e tij, Conor Roberts.
Ajo që vlen të theksohet është se të dy këta futbollistë luajnë për Burnely në Angli. I rritur, lojtari i Uellsit pyeti sulmuesin e Holandës: “Përse nuk luan kështu edhe në Burnley?”. Ky moment bëri xhiron e rrjeteve sociale. Të gjithë menduan se bëhet fjalë për një shaka, por shprehja e fytyrës së Robertson tregon të kundërtën. Burnley ra nga Premier League në këtë sezon, ndërsa eghorst dhe Robertson kanë qenë gjithmonë titullarë. /Sport Ekspres/