Kualifikueset e Champions League-s po i afrohen fundit. Sot janë luajtur ndeshjet e kthimit të turit të tretë dhe skuadrat e kualifikuara kanë mësuar se cilin kundërshtar do të kenë në “play off”. Biletën për në këtë fazë të kompeticionit e kanë prerë edhe dy lojtarë shqiptarë, të cilët fati i ka vënë përballë njëri-tjetrit.
Dinamo e Zagrebit do të ketë pengesë të fundit në Champions League Qarabag-un. Kështu, Arbër Hoxha dhe Redon Xhixha do të luajnë përballë njëri-tjetrit për një vend mes më të mirëve të Europës. Ndeshja e parë do të zhvillohet më datë 20 gusht në Zagreb, ndërsa e kthimit një javë më vonë në Azerbajxhan./Halit Delibashi-Sport Ekspres/