Juventusi do të luajë ndaj Interit, në kryefjalën e kësaj jave në Seria A. Një ndeshje kjo e cila ishte programuar për të luajtur më herët, por u shty për shkak të masave të marra nga Koronavirusi.
Lojtarët zikaltër janë akomoduar në hotel dhe janë gati që të përballen me Juventusit. Ndërkohë një surprizë e hidhur vjen nga ana e tifozëve bardhezinjë. “Tradhëtar”, kështu po e thërrisnin mbështetësit e Juventusit trajnerin e Interit dhe që më parë i ka drejtuar, Antonio Conte. /Sport Ekspres/