“Ju lutemi Instagram, ndryshoni fotot”/ Kërkesa e veçantë e Realit, të 13 Championsat janë “hall”

Reali i Madridit festoi ditën e djeshme 118 vjetorin e krijimit të tyre. Padyshim një nga klubet më të mëdha të historisë së futbollit dhe për kë flasin qartë trofetë që mbajnë të shkruar emrin e tij. Janë plot 33 tituj kampion në La Liga dhe 13 kupa të kompeticionit më të lakmuar në kontinent, Champions League.

Vetë klubi i “los blancos” ka postuar dje në faqen e vetë zyrtare në “Instagram” mbi këtë ditë të shënuar për ta, duke shpërndarë 10 foto të ekipeve të tyre fitues të Champions League ndër vite. Por ky postim është shoqëruar edhe me një koment epik të Realit të Madridit. Këta të fundit i luten “Instagramit” të shtojë numrin e fotove që mund të hidhen brenda një postimi, pë ta çuar në 13 tilla. Numër ky që përkon edhe me trofetë që galaktikët kanë fituar në Champions League, ku dominojnë më shumë se çdo skuadër tjetër./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online