Napoli e ka nisur mbarë sezonin e ri të Serisë A, teksa ka mposhtur Parmën me shifrat 0-2 në transfertë. Ajo çfarë bëri përshtypje në ndeshjen e sotme ishte edhe prezenca e tifozëve në shkallët e stadiumit. Italia hapi për herë të parë dyert për tifozët që nga momenti kur filloi pandemia, megjithëse në tribunë nuk lejoheshin më shumë se 1000 të pranishëm.
Por një numër i tillë nuk i hyn aspak në sy trajnerit të Napolit, Xhenaro Gatuzos. Ky i fundit është shprehur pas ndeshjes se si 1000 tifozë ashtu edhe 0 të tillë nuk përbëjnë asnjë ndryshim.
“Akoma është një sport tjetër. 1000 ose asnjë tifoz nuk ndryshojnë asgjë. Nuk është futboll tani për tani. Ne e luajmë sepse jemi profesionistë, por tifozët janë futbolli”, ka thënë Gatuzo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/