“Luajmë në stadiumin e ri në nëntor”, Nexhipi mohon zërat: Nuk e kemi merkaton të bllokuar, plotësojmë dëshirat e Gegës

Kukësi ka prezantuar në sallën e konferencave të “Air Albania“ trajnerin e ri, Skënder Gega. Së bashku me të ishte i pranishëm edhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi. Ky i fundit ka shuar kureshtjen e shumë gazetareve, që ngritën pyetjet e tyre me çështje që lidhen me klubin. Nexhipi mohoi zërat se merkatoja e Kukësit nuk është e bllokuar këtë verë, madje shton se do të përforcojnë ekipin sipas kërkesave të trajnerit Gega. Më tej jep lajmin e mirë se në fillim të nëntorit apo tetorit do të luajnë në stadiumin e tyre të ri.

“Ne si klub nuk e kemi merkaton të bllokuar. Ne si klub kemi vetëm një çështje për të zgjidhur me lojtarin Zderiç. Kur ka përfunduar sezonin me ne ai është larguar nga klubi pa leje dhe nga ky rast, duhet të themi se ka qenë lojtari ai që ka vendosur të lërë ekipin, edhe pse ka qenë nën kontratë.

Kemi pasur një çështje, që është çuar deri në UEFA. Merkato nuk është e bllokuar. Çështjen e kemi apeluar në CAS dhe deri tani nuk është dhënë asnjë vendim. Lajmet e shpërndara në medie janë të pavërteta dhe që nga sot jemi duke punuar në klubin tonë, duke parë sugjerimet e trajnerit.

Do përmirësojmë ekipin në repartet që dëshiron trajneri dhe do mundohemi të plotësojmë dëshirat e tij. Kam dy sezone këtu dhe e kemi mbyllur në vend të dytë. Presidenti ka bërë maksimumin. Jemi munduar të marrim lojtarët më të mirë. Nuk kemi pasur fat. Ka ndikuar shumë që nuk kemi luajtur në fushën tonë.

Të gjithë e dinë çfarë do të thotë të luash para tifozëve të tu. Shpresojmë që me Gegën ta rikthejmë titullin pas tre vitesh dhe të luajmë në shtëpinë tonë. Nëse i luajmë ndeshjet në Kukës, është gjë tjetër. Me ekipin që kishim dhe me atë që do kemi, normal do jemi pretendentë. Vjet shpalli Partizanin kampion. Shpresoj të marrim maksimumin dhe ta shfrytëzojmë eksperiencën e tij.

Po punohet shumë në stadium. Fillimi i kampionatit atje është i vështirë. Shpresoj në fillim të nëntorit apo tetorit të luajmë atje. Nuk i arritëm objektivat, por sezoni ka qenë i mirë. Të gjithë donin të merrnim një trofe. Tani duhet të zëvendësojmë lojtarët që na kanë ikur. Shpresojmë të sjellim lojtarë me kualitet.

Dështim, në thonjëza, nuk është se nuk kemi dalë kampion. Po afrohen kupat e Europës dhe do tentojmë të kalojmë sa më shumë ture. E dimë që të gjitha klubet kanë pasur probleme financiare. Kemi qenë korrekt me pagesat, çdo vit. Kemi afruar lojtarë cilësore. Normal ka vonesa ndonjëherë. Mos të harrojmë se edhe bizneset kanë pasur probleme. Sezonin e ardhshëm do bëjmë më të mirën në çdo aspekt”, ka deklaruar Nderim Nexhipi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online