“Luajmë Ludo me çunat e Kombëtares”, flet Bekim Balaj: Jam i shqetësuar për familjen

Bekim Balaj nisi një eksperiencë të re këtë sezon në elitën e Austrisë, ku veshi fanellën e Sturm Graz. Golat me këta të fundit nuk kanë munguar, megjithëse kampionati austriak ka ulur siparin deri në një njoftim të dytë për shkak të Koronavirusit. E pikërisht kjo pandemi ka sjellë shqetësim te sulmuesi i Shqipërisë, që për emisionin “FanZone” shprehet se familja e tij jeton në Itali, që është një zonë e prekur rëndë nga Covid-19. Ndërkohë flet edhe për raportet me shokët e Kombëtares dhe mënyrës si e kalon kohën, ndërsa prek edhe temën e kualifikimit të kuqezinjve në Euro 2016.

“Jam në merak për prindërit e mi dhe motrën, që jetojnë në Itali, në Rimini, një zonë mjaft e prekur nga Koronavirusi. Këto kohë kam bërë stërvitje vetëm në një park afër shtëpisë sime, por edhe atë do ta mbyllin. Kam marrë një program dhe po stërvitem vetëm. Mbi të gjitha është jeta, e rëndësishme është të kalojë kjo situatë. Kam kontakte me shokët e Kombëtares, e kalojmë kohën duke luajtur “Ludo King”.

Kualifikimi në Euro 2016? Jam i bindur që e merituam atë kualifikim, bëmë shumë mirë në shumë ndeshje”, ka deklaruar Bekim Balaj./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online