Lotitos “nuk i ndahet shpirti”, do prapë lojtarin që solli Igli Tare te Flamurtari

Mamadou Tounkara po përjeton një ringritje të karrierës së tij, pas një periudhë aspak të mirë, e ardhur më së shumti nga sjellja e tij. Lacio do ta merrte nga të rinjtë e Barcelonës dhe atje realizoi 23 gola në 61 ndeshje me të rinjtë. Për të mbërritur te janari i 2017, atje ku në atë barazim ndaj Kievos që do të merrej, një prej tifozëve zbriti në fushë për të ofenduar rëndë Lucas Biglia, që asokohe do të ishte pjesë e kryeqytetasve italianë.

Ky i fundit u fut në dhomat e zhveshjes pavarësisht polemikave të shumta. Por me kaq nuk e la Tounkara, që i kërkoi tifozit shpjegime dhe pas dhunës verbale, e godet me shuplakë. Aty do të vinte edhe dënimi prej 12 muajsh mungese që Tounkara mori në fushën e blertë.

Kështu Igli Tare vendosi që ta sillte Tounkarën në Shqipëri, duke e dërguar te Flamurtari si huazim. Përshtatja nuk u arrit ashti siç edhe pritej, pasi nuk erdhi asnjë gol në 7 ndeshjet e zhvilluara. Për të mbërritur edhe te kjo aventurë aktuale te Viboneze në Serinë C. Gjithçka mirë po bën sulmuesi 23-vjeçar që ka arritur të shënojë 7 gola në 7 ndeshje.

Tashmë është sërish presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, që e kërkon sërish këtë futbollist. Por këtë herë jo skuadra e Serisë A, por te ekipi tjetër që ka aksionet, Salernitana. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online