Futbollisti i Argjentinës dhe Lacios, Lukas Bilia, është pranë kalimit te Milani. Tashmë akordi thuajse është gjetur mes dy klubeve, edhe pse diferenca, sipas asaj që shkruhet, mbetet vetëm 2 milionë euro. Milani ka arritur të ofrojë 15 milionë euro dhe 3 bonuse, ose kartonin e Xhanluka Lapadulës, që dëshirohet nga Simone Inzagi, i bindur se ka humbur ish-mesfushorin e Anderlehtit. Sakaq, për Bilian gati kontrata për katër vite prej 3,5 milionë eurosh në sezon me fanellën e Milanit.
Ai, madje, s’ka shkuar në grumbullimin e Lacios, Aronco di Kadore, duke lënë përshtypjen se tashmë ka mbaruar çdo gjë dhe pritet vetëm zyrtarizimi i akordit. Lotito, i bindur se do ta humbë në janarin e ardhshëm me zero, është me shpatulla pas murit. Kështu, Montela pritet që të ketë edhe goditjen e tetë, ai lojtar që do të bënte diferencën dhe do të rregullonte jo pak mesfushën, duke qenë se mund të luante si organizator.