Astrit Hajdari është shpallur kampion në Suedi me Djurgarden. Ekipi i tij po humbte ndaj Norrkoping 2-0 dhe pas aktivizimit të mesfushorit shqiptar në pjesën e dytë, erdhi barazimi 2-2. Djugarden u shpall kampione me një pikë më shumë se Malmo dhe Hamarby.
Pa asnjë diskutim, në fushën e pushtuar nga tifozët, shpirti i festës dhe spektaklin e dha Hajdari. Në intervistat e dhëna gjatë atyre momenteve nuk përmbahej me fjalorin, ndonjëherë edhe banal. Në lot u pa kur tifozët zbritën në fushë për të festuar, por edhe me shenja habie për atë që po përjetonte, duke mos i besuar syve.
Intervista që mund ta dëgjoni më poshtë nuk është aspak e qartë në fjalët e Hajdarit, e quajtur kaotike edhe në Suedi, që mes emocioneve do të shprehej: “Ne nuk ishim ata të pjesës së parë. Ne ishim ata të pjesës së dytë. Jemi më të mirët”.
Ndërkohë kur pyetet nga një tjetër media suedeze për ironitë në distancë që kanë zgjatur prej ditësh me lojtarët e Hamarby, Hajdari përgjigjet: “Të na vijnë te festa jonë tani. Hamarby është si Totenhemi në Suedi, nuk di të fitojë kurrë një trofe”. Por sigurisht që në gjithë këtë kaos, mënyra sesi u fitua titulli, përligj gjithçka. /Sport Ekspres/
Astrit Ajdarevi?: "Vi är bäst på allting" @DIF_Fotboll pic.twitter.com/1gKWE8NpVJ
— Fotbollskanalen (@fotbollskanal) November 2, 2019