Horge Lorenco vazhdon të shkëlqejë në MotoGP, sepse pas triumfit në Muxhelo, spanjolli ka bërë ‘bis’ në Çmimin e Madh të Katalunjës.
Në fillim në krye ishte Mark Markez, por edhe ky u dorëzua shpejt, sepse që në xhiron e dytë e dorëzoi kreun. Një zgjim i papritur i Lorencos, që në dy garat e fundit ka dashur t’i tregojë Dukatit sa vlen dhe regjistroi fitoren e 67-të në karrierë, i pesti i gjithë kohërave.
I dyti Markez, i cili kufizon dëmet dhe lë pas Valentino Rosin, i cili del i treti për të tretën garë rresht. Podiumi numër 231 në karrierë për Rosin, 195 vetëm në MotoGP.
Në renditjen e përgjithshme Markez mbetet kryesues dhe tashmë +27 nga Rosi, ndërsa, Dovizioso e Lorenco janë -49.