Lopetegui ul entuziazmin: Ishte miqësore

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Trajneri i Spanjës, Hulen  Lopetegui, ishte natyrisht mjaft i kënaqur pas fitores së bujshme 6-1 ndaj Argjentinës, por ndërkohë kërkon të ulë euforinë: “I përgëzova lojtarët dhe i falënderova. Megjithatë, Kupa e Botës nuk ka nisur ende. Fituam ndaj një skuadre me histori të madhe dhe një finalist në Botërorin e fundit. Është një skuadër e mrekullueshme, edhe pse mungesat e tyre ishin shumë të rëndësishme. Duhet të kujtojmë se do ta nisim Kupën e Botës me zero pikë, një miqësore nuk krahasohet kurrë me një ndeshje Botërori”. Dy fjalë edhe për Iskon: “Nuk po zbuloj asgjë të re, e njoh mirë Iskon, dua vetëm që të jetë i lumtur edhe në Botëror. Nuk dua të flas për vendimet e Realit dhe Zidanit, nuk debatoj me askënd”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *