Longo refuzon intervistën për shkak të gjuhës dhe më pas shfaqet para mikrofonit, Stefa: Mund të largohesh, eja kur të mësosh shqip

Ka përfunduar në barazim 1-1 sfida e fundit e javës së 26 të “Abissnet Superiores“. Kukësi dhe Skënderbeu janë ndarë në baraspeshë në Korçë, në një takim ku vendosën penalltitë dhe VAR-i. Goli i parë i ndeshjes erdhi që minutën e 10 dhe mban firmën e Gjelbrim Taipit. Një devijim me dorë në zonë sjellë ndërhyrjen e VAR-it dhe pas rishikimit të pamjeve, Kridens Meta drejton dorën nga pika e bardhë e penalltisë. Nga aty Taipi nuk e ka të vështirë të gjejë golin.

Pjesa e parë u mbyll në epërsinë e Kukësit, ndërsa e dyta nisi me golin e Skënderbeut. Korçarët janë përgjigjur në të njëjtën mënyrë, teksa pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonë nga Pëllumbi, arbitri vendos për penallti. Na 11 metrat ishte Zguro ai që me gjakftohtësi fiton duelin me Tafasin. Kështu ekipet ndajnë nga një pikë dhe Skënder Gega nuk arrin t’i gëzohet dot një fitoreje përballë ish-skuadrës së tij. Në krahun tjetër, Kukësi rrezikon seriozisht Europën, teksa mbetet vetëm 4 pikë nga ndjekësi më i afërt, Vllaznia. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Longo refuzon fillmisht të shfaqet në intervistën e zakonshme për mediat. Këtë e komunikon vetë gazetari Gjergj Stefa: “Na informoi Rexha se Longo nuk do të dalë në intervistë, sepse nuk ka mësuar mjaftueshëm shqip sa për të folur për mediat”. Por duket se trajneri i Kukësit ndryshon mendim dhe pas Skënder Gegës shfaqet përpar mikrofonit të “Supersport”.

Megjithatë gjërat nuk kanë shkuar si ai mund të priste. “Herën e fundit latë intervistën përgjysmë dhe thatë se nuk do të jepnit më intervistë deri në momentin që do të mësonit shqipt. A keni mësuar shqip mjaftueshëm për të dhënë intervistë? Nëse po, mund të flisni. Nëse jo, atëherë mund të largoheni, nuk është problem”, ka qenë pyetja e Gjergj Stefës, së cilës Longo është përpjekur t’i shmanget gjatë përgjigjes.

Longo (Kukësi): “Mendoj që gjëja më e rëndësishme nuk është gjuha, por profesionalizmi. Të paktën këtë kam mësuar në këto 20 vite, të jesh profesionist dhe i drejtë. Jam i tillë dhe jam i kënaqur me veten time”. Por më pas moderator i “Gol pas Golit”, Stefa, vendosi të ndërpriste intervistën me të duke i komunikuar se do të zhvillonte intervistën në momentin që do të mësonte të fliste shqip.

Gega (Skënderbeu): “Keqardhje? Kush nuk do kishte dëshirë. Vetë ai i pari donte ta shënonte. Ne i thamë edhe në dhomën e zhveshjes që nuk do të përmendet rasti i Vrapit. Unë jam munduar ti qetësoj gjatë gjithë kohës. Nuk e kam atë forcën gjatë 90 minutave ti qetësoj të gjithë me radhë. Kishim mundësi për ti ndëshkuar me pasin e fundit. Jam munduar të mos i rëndoj. Janë të rrënuar nga ana psikologjike. Kërkohën 3 pikë, jo nga klubi, por vetë nga ana e tyre. Ndihen përgjegjës që kanë arritur këtu. Edhe kundërshtarët bënë ato kthesat e tyre. Edhe në Katergorinë e Tretë po të jem në krye të pankinës do mundohem të jam maksimumin, kjo është detyra ime. Unë nuk jam mirë me emrat. Nuk i njoh arbitrat. Kridens Metën? Vetëm nga fytyra e njoh. Ka fytyrë unike.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *