Trajneri Longo u bë sërish protagonist këtë javë, por jo për atë çfarë ndodhi në fushën e lojës. Për të disatën herë, italiani i Kukësit refuzon të japë intervistën e zakonshme pas ndeshjes. Fillmisht, Diego Longo lajmëroi Elvis Rexhën se nuk do të fliste pasi nuk kishte mësuar shqip, ndërsa më pas u shfaq përpara mikrofonit të “Supersport” për emisionin “Gol pas Goli”.
Veprimi i tij është diskutuar edhe në studion, ku Ervin Bulku ka zbuluar këshillën e tij për Longon. Bulku i sugjeron kreut të pankinës së Kukësit të mësojë nga Edi Reja, i cili pavarësisht rezultatit dhe opinionit sportiv, respekton tifozët dhe bën analizën e tij për ndeshjet e zhvilliuara.
“Ia kam dhënë një këshillë miqësore, që duhet të mësojë nga Reja. (Reja) Është një profesionist i vërtetë dhe pastaj është një njeri i mrekullueshëm.“, ka thënë Ervin Bulku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/