Lojtari shqiptar u ka lënë përshtypje të mirë, klubi anglez reagon për afrimin e ri: A është ndonjë tjetër që e dashuron Armando Dobrën?

Armando Dobra zgjodhi që të kalonte nga Ipsëich te Chesterfield. Disa hapa mbrapa në karrierë për lojtarin e Shqipërisë U-21, nga i cili pritej të arrinte më shumë në bazë të cilësive që zotëron. Ndërkohë në ekipin e ri anglez, vlerësimi është shumë i madh për Dobrën.

Megjithëse ende nuk ka zbritur në fushën e blertë për një ndeshje zyrtare, te kjo skuadër janë duke i përgatitur tifozët për spektaklin që do të vijë: “A është dikush tjetër këtu që e dashuron Armando Dobrën”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *