Lojtari shqiptar siguron ftesën e ekipit t parë të Leçes, trajneri: Më dha disa përgjigje të rëndësishme

Leçe ka humbur miqësoren e dytë kundër Parmës në prag të nisjes së sezonit të ri. Pjesë e grupit është përfshirë edhe Berisha. Lojtari shqiptar ka bërë mirë me ekipin Peimavera dhe ka merituar ftesën në skuadrën A. Berisha ka lënë një impakt pozitiv në ndeshjen kundër Parmës, duke e lënë të kënaqur Marko Baronin. Trajneri i verdhekuqve ka folur për “SportItalia”-n pas ndeshjes, ku ka thënë se ka marrë përgjigjet e duhura nga Berisha dhe Gonzalezi.

“Ishte një ndeshje shumë pozitive, na lejoi të ruanim disa lojtarë që nuk ishin në kushtet më të mira. Berisha dhe Gonzalezi dhanë përgjigje të rëndësishme, por edhe futja e të ardhurve është përshpejtuar. Ne i kemi bërë disa gjëra mirë dhe kemi për të punuar me të tjerët, por dëshira për të bërë nuk mungon kurrë”, ka thënë Marko Baroni./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online