Enis Bardhi u largua nga Levante për t’u transferuar në radhët e Trabzonsporit. Dëshira e lojtarit shqiptar ishte të luante në kompeticionet e Europës dhe klubi turk mund t’ja ofronte një mundësi të tillë. Mesfushori ka debutuar në fundjavë në kampionatin turk, ku ka luajtur kundër Antaliasporit.
Bardhi ka lënë gjurmë që në ndeshjen e tij të parë me Trabzonsporin në kampionat, duke shënuar dy golat për ekipin e tij. Futbollisti shqiptar është përfshirë në formacionin e javës nga “Sofascore”, ku është vlerësuar me notën 8.1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/